JETA

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë -Serbi, të sigurohet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit

Kosova.Today ·

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa tha dje gjatë vizitës në Prishtinë se dialogu i Kosovës me Serbinë është “prioritet thelbësor” për sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Costa tha se duhet të sigurohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes...

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa tha dje gjatë vizitës në Prishtinë se dialogu i Kosovës me Serbinë është “prioritet thelbësor” për sigurinë dhe prosperitetin në rajon.

Costa tha se duhet të sigurohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

“Nxitja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal është gjithashtu një prioritet thelbësor për të garantuar sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të rajonit. Dialogu Beograd–Prishtinë është vendimtar në këtë aspekt. Më lejoni të theksoj: normalizimi është thelbësor për të ardhmen evropiane si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Kohët e fundit ka pasur përparim të rëndësishëm. Duhet të ndërtojmë mbi të dhe të sigurojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

Zyrtari i lartë i Brukselit tha se besojnë se “e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian”

“Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im për të gjithë liderët politikë që takova sot ishte i thjeshtë: partneriteti vjen me përgjegjësi”, tha ai ndër tjerash.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

Zvicër: Qytetarët vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

12.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026