Çuçi në të njëtin linjë me Ramën: Dilni në terren, si në periudhë fushate

Bledi Çuçi ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutime ishte axhenda e kësaj jave në Kuvend. Në fjalën e tij, ai u ripërsëriti “kritikat” e bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, për shkak se ishte i pakënaqur me punën e bërë deri më tani. […] The post Çuçi në të njëtin linjë me Ramën: Dilni në terren, si në periudhë fushate appeared first on Newsbomb Albania.

Çuçi në të njëtin linjë me Ramën: Dilni në terren, si në periudhë fushate

Bledi Çuçi ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutime ishte axhenda e kësaj jave në Kuvend.

Në fjalën e tij, ai u ripërsëriti “kritikat” e bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, për shkak se ishte i pakënaqur me punën e bërë deri më tani.

Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje. Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet”, u shpreh Çuçi.

Sakaq, projektligjet që priten të votohen këtë javë në parlament janë  projektligji për “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore” dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore”.

Ndërsa Amnistria Penale do të jetë në fokus të diskutimeve gjatë komisioneve që do të zhvillohen këtë jave dhe pritet të votohet nga deputetët e Kuvenit në seancën e javës së ardhshme.

 

The post Çuçi në të njëtin linjë me Ramën: Dilni në terren, si në periudhë fushate appeared first on Newsbomb Albania.