SHQIPERIA

Dalin emrat/ Ja kush janë dy vajzat adoleshente që humbën jetën në aksidentin tragjik

Identifikohen dy adoleshentet që humbën jetën në aksidentin tragjik të mesnatës së sotme në Bërzhitë të Tiranës. Denada Tarja dhe Suada Serani janë dy viktimat, që gjetën vdekjen në vend pas përplasjes së makinës që drejtonte 18 vjeçari Françesk Shaba.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip “Alfa Romeo” me targa AA 044 LN, Francesk Shaba si dhe dy adoleshentë të tjerë, shtetasit me inicialet O. M., 14 vjeç dhe L. M., 14 vjeç, të cilët ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.
Nga Policia bëhet e ditur se aksidenti ndodhi për shkak të kushteve të vështira të motit, por edhe shpejtësisë së lëvizjes. Makina është përplasur me një pemë fillimisht e më pas me bordurat në anë të rrugës.
Të pestë këta persona kishin dalë për të festuar ditëlindjen e njërit prej të plagosurve, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk kishte patentë. Ai mësohet se ka marrë makinën e të atit, çka bëri që ditëlindje të kthehej në tragjedi.

Loading...

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Dalin emrat/ Ja kush janë dy vajzat adoleshente që humbën jetën në aksidentin tragjik Dalin emrat/ Ja kush janë dy vajzat adoleshente që humbën jetën në aksidentin tragjikRating: 5.0
To Top