MAQEDONIA

Dauti: E fshehu arin në jastëkun e qafës, por doganierët ia zbuluan: Sekuestrohen bizhuteri me vlerë 4 milionë denarë!

Kosova.Today ·

Nëpunës doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë zbuluar dhe sekuestriuar stoli ari në vlerë prej 4 milionë denarë, të cilin një udhëtar nga Tetova, pronar i një argjendarie është përpjekur ta kontrabandojë në jastëk për qafë derisa...

Nëpunës doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë zbuluar dhe sekuestriuar stoli ari në vlerë prej 4 milionë denarë, të cilin një udhëtar nga Tetova, pronar i një argjendarie është përpjekur ta kontrabandojë në jastëk për qafë derisa ka qenë duke u kthyer me autobus nga Stambolli. Kundër kryerësit është ngritur kallëzim penal për vepër penale “kontrabandim”.

Drejtoria doganore njoftoi se vepra penale është zbuluar gjatë kontrollit të autobusir, i cili ka qarkulluar në relacionin Stamboll – Gostivar.

“Në pyetjen nëse kishin diçka për të deklaruar, asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi mallra për kontroll doganor, pas së cilës u krye një inspektim i detajuar. Përveç kësaj, 77 copë stoli ari me peshë 612 gramë u zbuluan brenda jastëkut të qafës që mbante i dyshuari”, njoftoi Drejtoria Doganore.

Drejtoria thekson se në procedurën parahetimore të Departamentit për Hetim, janë siguruan prova se banori i Tetovës kishte për qëllim të transportonte ilegalisht bizhuteritë e arit që kishte blerë nga një dyqan argjendarie në Stamboll në vend dhe t’i shiste ato në dyqanin e tij të argjendarisë.

“Drejtoria Doganore vazhdon me aktivitete të drejtuara drejt mbrojtjes së interesave financiare të shtetit dhe sigurimin e kushteve për ekonomi korrekte”, theksohet në komunikatë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026