MAQEDONIA

Dauti: Po parandalojmë çdo kanal të kontrabandës së drogës, zbulohet rrjeti me postë nga Spanja

Kosova.Today ·

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar për parandalimin e një tentative për kontrabandë të drogës, pasi gjatë kontrollit të një dërgese postare nga Spanja janë zbuluar rreth 700 gramë hashash. Sipas...

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka njoftuar për parandalimin e një tentative për kontrabandë të drogës, pasi gjatë kontrollit të një dërgese postare nga Spanja janë zbuluar rreth 700 gramë hashash.

Sipas Dautit, lënda narkotike ishte ndarë në shtatë paketime dhe ishte kamufluar për të mos rënë lehtë në sy.

Zbulimi u bë falë procedurave të kontrollit dhe ndihmës së qenit të trajnuar për zbulimin e narkotikëve, ndërsa dyshimi u konfirmua edhe përmes testimit të materialit.

Personi që kishte porositur dërgesën, shtetas i Maqedonisë së Veriut, është ndaluar në momentin e marrjes së saj. Pas ekspertizës së urdhëruar nga Prokuroria Publike, është konfirmuar se bëhet fjalë për hashash, ndërsa droga është sekuestruar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim penal.

Dauti theksoi se puna e Doganës nuk kufizohet vetëm në kontrollet rutinë, por përfshin edhe angazhimin profesional dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera për parandalimin e kontrabandës.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

VMRO-DPMNE kërkon hetim për kredinë 5-milionëshe të “Alta Bankës”

14.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026

OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari (DOKUMENT)

15.11.2026