Deda për premtimin për rritje pagash: Kopje e zbehtë e qeverive të kaluara, e fushatave të kaluara

Analisti Ilir Deda e ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e quajtur atë një “kopje të zbehtë” të qeverive të kaluara pas vendimit të fundit për rritjen e pagave. “Kopje e qeverive të kaluara. Kopje e fushatave të kaluara,” ka thënë Deda në emisionin Rubikon të Klan Kosovës. Ai ka vazhduar duke theksuar se vendimi është

Deda për premtimin për rritje pagash: Kopje e zbehtë e qeverive të kaluara, e fushatave të kaluara

Analisti Ilir Deda e ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e quajtur atë një “kopje të zbehtë” të qeverive të kaluara pas vendimit të fundit për rritjen e pagave.

“Kopje e qeverive të kaluara. Kopje e fushatave të kaluara,” ka thënë Deda në emisionin Rubikon të Klan Kosovës.

Ai ka vazhduar duke theksuar se vendimi është një reflektim i politikave të kaluara, por më i zbehtë në realizim.

“Dikur dikush i rriste pagat 50 për qind, ndërsa tani nuk ka asnjë shpjegim se pse koeficienti duhet të ndahet në dysh dhe pse nuk është i vlefshëm që nga 1 janari,” ka thënë Deda.

Deda gjithashtu ka vënë në dukje ndikimin e ulët të rritjes, duke e përshkruar si të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e shtuar të fillim vitit.

“Pse duhet të nisë më 1 janar, kur çmimi i energjisë është më i lartë dhe fillon tatimi në pronë, për t’u marrë 110 për qind më shumë se tani, dhe të kesh vetëm 55 euro, që nuk do të ketë ndonjë vlerë të rëndësishme,” ka shtuar ai.