JETA

Defekt në avionin Stamboll–Prishtinë, pasagjerët presin 30 minuta në kabinë

Kosova.Today ·

Një avion i kompanisë ajrore Pegasus Airlines, i cili do të kryente fluturimin Stamboll–Prishtinë (PC343), pësoi një defekt teknik gjatë procedurës së largimit nga vendqëndrimi, transmeton albinfo. Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale,...

Një avion i kompanisë ajrore Pegasus Airlines, i cili do të kryente fluturimin Stamboll–Prishtinë (PC343), pësoi një defekt teknik gjatë procedurës së largimit nga vendqëndrimi, transmeton albinfo.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, avioni i tipit Boeing 737-800, me regjistrim TC-CRG, pati një problem me motorin gjatë pushback-ut. Pas një pritjeje të shkurtër, pilotët vendosën ta rikthenin avionin në portë.

Pasagjerët qëndruan për rreth 30 minuta brenda kabinës, ndërsa disa prej tyre shprehën pakënaqësi për shkak të temperaturës së lartë.

Pas kthimit të avionit në pozicionin e parkimit, pasagjerët u nxorën në terminal. Më pas u vendos që fluturimi drejt Prishtinës të realizohej me një avion tjetër.

Problemi teknik dhe pritja brenda kabinës shkaktuan shqetësim te pasagjerët. Megjithatë, në njoftim theksohet se reagimet e ashpra, me tone të larta dhe fjalor fyes ndaj ekuipazhit të kabinës, nuk janë të pranueshme.

Po ashtu, bëhet e ditur se ekuipazhi i kabinës nuk është përgjegjës për vendimmakrrjen lidhur me riparimin e defektit teknik apo zëvendësimin e avionit./Albinfo.ch


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026

Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën

15.11.2026

Filmi “DUA”, i propozuar për Oscar, shfaqet para publikut ndërkombëtar në Nju-Jork

14.11.2026

Mbi 800 hotele zvicerane i bashkohen padisë kolektive kundër Booking.com

16.11.2026