SHQIPERIA

Denoncimi/ Njeriu i tenderave korruptive merr në dorë drejtimin e Durrësit

Durrësi i rikthehet Dakos.
Pas dorëheqjes së Valbona Sakos nga detyra e kryetares së Bashkisë Durrës dhe caktimit nga Këshilli Bashkiak të Zhyljen Varfajt, njeriut që do ta zëvendësojë postin e Sakos ka reaguar Partia Demokratike.
“Durrësi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotëm të këshillit bashkiak, njeriu më i afërt i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive që akoma s’janë mbyllur në prokurori, merr në dorë drejtimin e Bashkisë. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të Sakos, dhe nënkryetares Kondi, në të vërtetë tregojnë shkërmoqjen e Edi Ramës, arkitektit të rrënimit të Durrësit”, shkruhet në një postim në Facebook.
Më tej shtohet:
“Sot kemi anarki totale në administrimin e qytetit se për vite të tëra nuk i është shërbyer interesave të qytetarëve, por vetëm të grupeve kriminale. Kjo është arsye që sot askush nuk është në gjendje të shërbejë dhe jemi në kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetarët, në të gjitha lagjet e qytetit, na thonë se askush nuk i ka kontaktuar.”..

Loading...

Durrësi i rikthehet Dakos.

Pas dorëheqjes së Valbona Sakos nga detyra e kryetares së Bashkisë Durrës dhe caktimit nga Këshilli Bashkiak të Zhyljen Varfajt, njeriut që do ta zëvendësojë postin e Sakos ka reaguar Partia Demokratike.

“Durrësi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotëm të këshillit bashkiak, njeriu më i afërt i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive që akoma s’janë mbyllur në prokurori, merr në dorë drejtimin e Bashkisë. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të Sakos, dhe nënkryetares Kondi, në të vërtetë tregojnë shkërmoqjen e Edi Ramës, arkitektit të rrënimit të Durrësit”, shkruhet në një postim në Facebook.

Më tej shtohet:

“Sot kemi anarki totale në administrimin e qytetit se për vite të tëra nuk i është shërbyer interesave të qytetarëve, por vetëm të grupeve kriminale. Kjo është arsye që sot askush nuk është në gjendje të shërbejë dhe jemi në kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetarët, në të gjitha lagjet e qytetit, na thonë se askush nuk i ka kontaktuar.”

Sako dha dorëheqjen pas publikimit të një video nga Gazeta SHQIP, ku shprehej se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, pasi mund të ishim me mijëra.

Opinioni publik e masakroi për këtë deklaratë që solli edhe largimin e saj.

Në 12 vite të drejtimit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako firmosi me mijëra leje ndërtimi. Dy ditë më parë ai kaloi me makinen e tij luksoze pranë hoteleve të gjymtuara apo që janë zhdukur plotësisht.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Denoncimi/ Njeriu i tenderave korruptive merr në dorë drejtimin e Durrësit Denoncimi/ Njeriu i tenderave korruptive merr në dorë drejtimin e DurrësitRating: 5.0
To Top