Deputeti gjerman: Pas Banjskës, nuk do të ishte çudi nëse Serbia do të ishte edhe pas atij në Ibër-Lepenc
Knut Abraham, deputeti i Bundestagut gjerman, është shprehur goxha kritik ndaj procesit të dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 11-vjet. Abraham ka propozuar që të ndërpritet procesi aktual i dialogut Kosovë-Serbi, nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe në vend të tij, Unioni të fillojë dy procese bisedimesh – një me […] The post Deputeti gjerman: Pas Banjskës, nuk do të ishte çudi nëse Serbia do të ishte edhe pas atij në Ibër-Lepenc appeared first on Albinfo.

Knut Abraham, deputeti i Bundestagut gjerman, është shprehur goxha kritik ndaj procesit të dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 11-vjet.
Abraham ka propozuar që të ndërpritet procesi aktual i dialogut Kosovë-Serbi, nën ndërmjetësimin e BE-së, dhe në vend të tij, Unioni të fillojë dy procese bisedimesh – një me Kosovën dhe një tjetër me Serbinë – ndaras nga njëri-tjetri.
“Ky dialog i ri duhet të përfshijë rrugën e integrimit të secilit vend në BE. Procesi duhet të bazohet në merita dhe qëllimi përfundimtar duhet të arrihet brenda disa viteve të ardhshme”, tha Abraham për Klankosova.
Në këtë intervistë, ai foli edhe për Asociacionin, për të cilin deklaroi se zyrtarët shtetërorë nuk mund ta kryejnë këtë punë. Sipas tij, Asociacioni “duhet të themelohet nga komuniteti serb në Kosovë”.
The post Deputeti gjerman: Pas Banjskës, nuk do të ishte çudi nëse Serbia do të ishte edhe pas atij në Ibër-Lepenc appeared first on Albinfo.