KOSOVA

“Edhe 7 ditë, edhe 6 ditë…” – Deputeti i VV-së reagon për raportimet rreth Grenellit

Kosova.Today ·

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me raportimet për një hetim ndaj Richard Grenellit, duke e lidhur këtë çështje me mesazhet që, sipas tij, Grenell ua dërgonte përfaqësuesve të opozitës për rrëzimin...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka reaguar përmes një postimi lidhur me raportimet për një hetim ndaj Richard Grenellit, duke e lidhur këtë çështje me mesazhet që, sipas tij, Grenell ua dërgonte përfaqësuesve të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Aliu ka rikujtuar mesazhet me numërimin e ditëve, përmes të cilave Grenell, sipas deputetit të LVV-së, kërkonte rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Duke iu referuar raportimeve për një hetim të urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump, lidhur me dyshime për ndikim në këmbim të parave, Aliu ka përdorur një ton ironik ndaj Grenellit.

Postimi i plotë:

Edhe 7 ditë, edhe 6 ditë, edhe 5 ditë … Kështu u dërgonte SMS opozitës Richard Grenell, duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Sot, ai po përballet me raportime për një hetim të urdhëruar nga Trump, lidhur me dyshime për ndikim në këmbim të parave.

Dikur ua numëronte ditët të tjerëve. Po tani, a do t’ia numërojë ditët vetes?

The post “Edhe 7 ditë, edhe 6 ditë…” – Deputeti i VV-së reagon për raportimet rreth Grenellit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

S’ka çmim tavan e as heqje të akcizës, vazhdon furnizimi me naftë me çmime të larta

13.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026

Mustafa i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem me të

13.11.2026

Pashinjan e pret Kurtin me flamurin e Kosovës dhe e quan “kryeministër i Kosovës” – Beogradi flet për njohje

13.11.2026