MAQEDONIA

Deputeti i VMRO-së uron në shqip në Kuvendin e PD-së në Tiranë (VIDEO)

Kosova.Today ·

Deputeti dhe sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki ka qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Tiranë. Sipas mediave shqiptare, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë disa fjalë të tij shkurtimisht në shqip, ku ai ka...

Deputeti dhe sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki ka qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në Tiranë.

Sipas mediave shqiptare, ajo që ka bërë përshtypje ka qenë disa fjalë të tij shkurtimisht në shqip, ku ai ka thënë se përcjell urimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe shprehu mbështetjen ndaj PD-në në rrugëtimin e saj drejt fitores.

“Të nderuar kryetarë, të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike. Të dashur miq, në emër të kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, dhe në emër të VMRO-DPMNE, ju transmetoj përshëndetje të sinqerta dhe urime të çiltëra për Asamblenë Kombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të nderuar miq të qendrës së djathtë, është nder për mua të jem në Tiranë, në zemër të një vendi i cili ka vazhduar dhe vazhdon të luftojë për lirinë, për demokracinë dhe për vendin që i takon në familjen evropiane”, theksoi ndër të tjera Kovaçki.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë!

13.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

Qyteti i Maqedonisë i pushtuar nga lopët, bëhet lajm botëror (VIDEO)

14.11.2026

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

13.11.2026