KOSOVA

Deputeti suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat

Deputeti suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat
Loading...

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Jacobsson ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat sikurse vendeve të tjera të Ballkanit dhe po ashtu që vendi i tij të bëjë tregti më shumë me Kosovën.

“Kërkoj që të ketë më shumë tregti në mes të Kosovës dhe kërkoj që vizat për Kosovën të hiqen sikurse për të gjithë qytetarët e shteteve të Ballkanit”, ka shkruar në Facebook Jacobsson.

Përmes Facebook për dorëzimin e kërkesës së tij ka njoftuar edhe Naim Murseli, këshilltar i ministrit në detyrë Behgjet Pacolli.

Jacobsson edhe më parë ka kërkuar interpelancë të ministres së Jashtme të Suedisë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell Albinfo.ch.

Deputeti suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

ADSTERA ADS

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Deputeti suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat Deputeti suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizatRating: 5.0
To Top