KOSOVA

Deputetja e PD sulmon Metën: Presidenti po keqpërdor stafin, i trajton njerëzit si të mangët nga trutë

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar mjaft ashpër ndaj institucionit të Presidentit të Republikës, duke kërkuar prej tij më shumë respekt, teksa i referohet me këtë rast asaj çfarë ndodh me këshilltarin e tij mediatik.

“Presidenti i Republikës duhet të ketë më shumë respekt për punonjësit e vet dhe të mos i trajtojë si njerëz të detyruar për të shfryrë makthet e tij dhe për tu përdorur si alibi që Presidenti është normal, por njerëzit rrotull tij sillen si të mangët nga trutë” – thotë Hajdari.

Sipas Hajdarit “mënyra se si Presidenti Ilir Meta, poshtëron rregullisht zëdhënësin e tij, duke e detyruar të bëjë postime që rëndojnë integritetin e një njeriu normal, na bën të besojmë se Presidenti po keqpërdor vartësit dhe po i paraqet ata në publik si njerëz anormalë”.

Hajdari bën të ditur se “postimi i zëdhënësit të Presidentit kundër një deputeti të parlamentit, është vetëm një nga këto raste, që tregon se si Presidenti keqpërdor vartësit për interesa egoiste të tij”.

Sipas saj, Preside..

Loading...

Sipas saj, Presidenti duhet të ketë më shumë respekt për buxhetin e shtetit shqiptar, pasi qytetarët nuk paguajnë taksa që Presidenti të poshtërojë stafin, për të treguar se ata mund ti vënë emrin çdo budallallëku që i shkon në mend Presidentit. Kjo praktikë duhet të marrë fund, aq më tepër që pas disa muajsh dikujt nga stafi do t’i duhet të kthehet sërish në punë si gazetar.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Deputetja e PD sulmon Metën: Presidenti po keqpërdor stafin, i trajton njerëzit si të mangët nga trutë Deputetja e PD sulmon Metën: Presidenti po keqpërdor stafin, i trajton njerëzit si të mangët nga trutëRating: 5.0
To Top