KOSOVA

Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi falënderon qytetarët për Marshin e Lirisë: “Presim vendim lirues më 16 shtator”

Kosova.Today ·

Deputetja e Lëvisjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas zhvillimit të Marshit të Lirisë, ku falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare...

Deputetja e Lëvisjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas zhvillimit të Marshit të Lirisë, ku falënderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në mesazhin e saj, ajo ka theksuar pastërtinë e luftës çlirimtare dhe ka shprehur besimin për një vendim pozitiv nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Deklarata e plotë e Shqipe Mehmeti Selimit:

Faleminderit secilit prej jush që u bashkuat në Marshin e Lirisë, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë.
Faleminderit për praninë dhe mbështetjen tuaj.

UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër. Ajo është krenaria e mbarë kombit shqiptar dhe nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë.

Tani presim 16 shtatorin dhe vendimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, me shpresën dhe besimin se do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë.

Liri për çlirimtarët!
Rroftë UÇK-ja


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

15.11.2026

Dekretohet Ligji për Byronë, nis faza e zbatimit për verifikimin e pasurisë

13.11.2026

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026