SPAK dërgon për gjykim dosjen për trafik droge, 17 persona të pandehur

SPAK dërgon për gjykim dosjen për trafik droge, 17 persona të pandehur

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj disa personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rexhep Rraja, Emiljan Burba dhe Ervis Shuli akuzohen si drejtues të grupit kriminal që trafikonte drogë.

Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), Mavin Bushati, Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle dhe Zamir Aliaj (alias Çoku) akuzohen për trafik droge në kuadër të grupit kriminal. Ata akuzohen gjithashtu për pjesëmarrje në grup kriminal.

Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala) dhe Vidjan Baroka akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, ndërsa Agim Nina (alias Lorenc Selmani) akuzohet për trafik droge të kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre, përmes komunikimeve në aplikacionin e platformës së enkriptuar “SkyECC”, janë koordinuar mes tyre për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

ë pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me persona të dënuar nga autoritetet e huaja, si dhe me persona ende të paidentifikuar, kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria dhe vendet e Amerikës Latine (Ekuadori) në drejtim të Malit të Zi, Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës.

Episodi i parë, i datës 3 nëntor 2020: Autoritetet kompetente të Malit të Zi sekuestruan sasinë prej 1 722 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i datës 26 janar 2021: Autoritetet kompetente të Turqisë sekuestruan sasinë prej rreth 236 kg marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Episodi i tretë, i datës 23 nëntor 2020: Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës sekuestruan sasinë prej 475 kg kokainë, e dërguar nga Ekuadori në portin e Vlissingenit, në Holandë.

The post SPAK dërgon për gjykim dosjen për trafik droge, 17 persona të pandehur appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.