Deri më tani reshjet nuk kanë ndihmuar në shuarjen e nëntë zjarreve aktive, euroambasadori Gir e vizitoi ekipin ajror kundër zjarrit
Qendra për Menaxhimin me Kriza sqaroi që në Maqedoninë e Veriut në ditën e fundit ka pasur gjithsej 40 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve 9 janë akoma aktive, 5 janë nën kontrolle dhe 26 janë shuar, raporton Portalb.mk. “Shiu deri më tani nuk na ka ndihmuar askund”, deklarojnë nga Qendra, duke sqaruar […]
Qendra për Menaxhimin me Kriza sqaroi që në Maqedoninë e Veriut në ditën e fundit ka pasur gjithsej 40 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve 9 janë akoma aktive, 5 janë nën kontrolle dhe 26 janë shuar, raporton Portalb.mk.
“Shiu deri më tani nuk na ka ndihmuar askund”, deklarojnë nga Qendra, duke sqaruar që zjarret rrezikojnë fshatrat si Tazhev, Breznicë, Zelenigrad, Jashmite, Barbareva e poshtme, Plasnicë, Latovë, Smesnicë, Strahojadicë, Gradovci, Kosel, Volino, Openicë, Vërtakicë, Badilen.
Qendra sqaroi që nën kontroll tani janë zjarret te fshati Negrev, Preseka, Tatomir, Greshnica dhe Patetino.
Punës së ekipit të Qendrës sot në mëngjes i është bashkuar ambasadori evropian, Dejvid Gir, duke ndjekur nisjen e ekipit kombëtar dhe të huaj për shuarjen e zjarrit nga ajri.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit. Ndalesë e plotë e lëvizjes është vënë në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, që do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.
Pas kërkesës për ndihmë nga Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Suedia mobilizuan nga dy avionë nga flota e BE-së të destinuar për luftimin e zjarreve – RescEU, dhe kjo ndihmë u plotësua nga një helikopter nga flota e stacionuar në Republikën Çeke dhe nga një helikopter secili nga Sllovenia dhe Serbia njoftuan sot.
LEXO: KE: BE po mobilizon ndihmë shtesë për të luftuar zjarret në Maqedoninë e Veriut LEXO: RMV, nga 43 zjarret e djeshme, nëntë janë ende aktive, sot mblidhet Shtabi Qendror i QMK-së LEXO: Angellov: Komiteti drejtues do të kërkojë përfshirjen e mekanizmit të ndihmës së NATO-s, edhe pse për momentin nuk ka nevojëBurimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk