SHQIPERIA

Dëshmitë e pengmarrësve/ Çfarë thanë në gjykatë 5 të arrestuarit për krimin makabër

Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për 5 të arrestuarit si autorë të pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi pamjet filmike sipas Prokurorisë ishin sekret hetimor. Por, avokatët mbrojtës të të arrestuarve në përfundim të seancës thanë njëzëri se ishin kundër masave të sigurisë.
Juridikisht ata mendojnë se është e padrejtë një masë e tillë sigurie në mungesë të provave, ndërsa vetë e konsideruan krimin, si një ngjarje të rëndë. Në dëshminë e tyre përpara trupit gjykues, të akuzuarit dhanë dëshmi kontradiktore.
Një prej tyre dhe pikërisht Festim Bexhdili tha se ai ishte pronar i furgonit, me të cilin dyshohet se është transportuar trupi i pajetë i Jak Prengës, por nuk pranoi kurrësesi të ketë qenë ai në timon.
“Prej tre vjetësh e kam parkuar aty dhe nuk kam punuar më me atë makinë” – deklaroi ai, një dëshmi që nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues. Ndërsa Leonard Hajri, që ka përfunduar në pranga së bashku me të atin Bajramin tha se ësh..

Loading...

Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për 5 të arrestuarit si autorë të pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi pamjet filmike sipas Prokurorisë ishin sekret hetimor. Por, avokatët mbrojtës të të arrestuarve në përfundim të seancës thanë njëzëri se ishin kundër masave të sigurisë.

Juridikisht ata mendojnë se është e padrejtë një masë e tillë sigurie në mungesë të provave, ndërsa vetë e konsideruan krimin, si një ngjarje të rëndë. Në dëshminë e tyre përpara trupit gjykues, të akuzuarit dhanë dëshmi kontradiktore.

Një prej tyre dhe pikërisht Festim Bexhdili tha se ai ishte pronar i furgonit, me të cilin dyshohet se është transportuar trupi i pajetë i Jak Prengës, por nuk pranoi kurrësesi të ketë qenë ai në timon.

“Prej tre vjetësh e kam parkuar aty dhe nuk kam punuar më me atë makinë” – deklaroi ai, një dëshmi që nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues. Ndërsa Leonard Hajri, që ka përfunduar në pranga së bashku me të atin Bajramin tha se është i dënuar në Itali për trafik droge dhe se jetonte si emigrant.

“Kam ardhur ca kohë më parë, nuk kam lidhje me këtë krim. Unë jam i dënuar në Itali, por në Shqipëri asnjëherë nuk kam kryer vepër penale, apo qoftë edhe kundravajtje, ndaj nuk kam lidhje me krimin” – deklaroi Leonard Hajri.

Por as pretendimi i tij nuk është marrë parasysh. Për këtë ngjarje janë të akuzuar edhe 11 persona të tjerë, mes të cilëve Gentian Doçi, për të cilin gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Në listën e personave të përfshirë indirekt në këtë krim është edhe Dritan Rexhepi një emër i njohur për Drejtësinë. Nga të dhënat në media ai ndodhet në një burg në Ekuador dhe prej andej mendohet të ketë ndikuar në pengmarrje.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Dëshmitë e pengmarrësve/ Çfarë thanë në gjykatë 5 të arrestuarit për krimin makabër Dëshmitë e pengmarrësve/ Çfarë thanë në gjykatë 5 të arrestuarit për krimin makabërRating: 5.0
To Top