Dështon Kosova, mposhtet nga Azerbajxhani

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te Azerbajxhani, në kuadër të raundit të dytë të parakualifikuesve për Kupën e Botës. “Dardanët” nuk ishin në formën që e treguan ndaj Irlandës, duke pësuar humbje me rezultat 87:77 (19:19, 24:25, 16:16, 28:17). Çereku i parë ishte i barabartë me rezultatin që doli të jetë 19:19. […]

Dështon Kosova, mposhtet nga Azerbajxhani

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te Azerbajxhani, në kuadër të raundit të dytë të parakualifikuesve për Kupën e Botës.

“Dardanët” nuk ishin në formën që e treguan ndaj Irlandës, duke pësuar humbje me rezultat 87:77 (19:19, 24:25, 16:16, 28:17).

Çereku i parë ishte i barabartë me rezultatin që doli të jetë 19:19. Kosova pastaj bëri një rikthim në minutën e fundit të çerekut të dytë, për ta mbyllur në epërsi pjesën e parë me rezultat 44:45.

Basketbollistët tanë vazhduan me të njëjtën formë edhe në çerekun e tretë, që sërish ishte e barabartë dhe përfundoi me rezultat 16:16.

Megjithatë, kur nevojitej që “Dardanët” të luajnë me të gjithë forcën në çerekun më të rëndësishëm, ata s’e bënë duke pësuar humbje me rezultat 28:17 apo rezultati i përgjithshëm 87:77.

Më i dalluari te Kosova ishte Dardan Berisha me 20 pikë, që fatkeqësisht edhe pësoi një lëndim tre minuta pa përfunduar ndeshja.

Kurse, te Azerbajxhani shkëlqeu Haciyeva me 27 pikë, 11 topa të kthyer dhe një asistim.

Kësisoj, Kosova tani bie në pozitën e tretë në grupin A duke pasur dy pikë, derisa Azerbajxhani ngrihet në vendin e parë me tre sosh.

Në ndeshjen e radhës, Kosova do të përballet me Zvicrën.