JETA

Dështon themelimi i kompanisë komunale “Pastrimi”, Rama akuzon VV-në për sabotim

Kosova.Today ·

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar, sipas tij, pastrimin e kryeqytetit pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar asamblistët...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sabotuar, sipas tij, pastrimin e kryeqytetit pas dështimit të themelimit të kompanisë komunale “Pastrimi”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar asamblistët që votuan kundër themelimit të kësaj kompanie, duke thënë se me votën e tyre “e latë qytetin në bërllog”.

“Me votën tuaj e latë qytetin në bërllog, lagjet ku jetoni vetë, rrugët ku ecin fëmijët tuaj, familjet tuaja. Krejt qytetarët e Prishtinës i lini në bërllog”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën e sjelljes së asamblistëve gjatë punimeve të Kuvendit të Kryeqytetit.

“Mos me votu me u hek bërllogu prej dyerve tona, prej lagjeve tona, prej rrugëve ku ecin fëmijët tanë, e kalon secilin nivel të logjikës. Kjo i bjen me punu kundër vetëvetes!”, ka deklaruar Rama.

Në fund, ai ka ironizuar me vendimin e asamblistëve, duke shkruar: “Seriozisht, jeni për studim!”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026