SHQIPERIA

Devijimi i lumit Ibër, Berisha dënon deklaratën e Vuçiçit: Kërcënim i hapur ndaj Kosovës

Kosova.Today ·

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të hapur dhe çnjerëzor ndaj Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të hapur dhe çnjerëzor ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuza Vuçiçin se po përpiqet të përdorë etjen si një armë gjenocidale ndaj shqiptarëve, teksa e quan atë “padronin e Edi Ramës”.

“Do t’ju shterojë uijn!

Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ky kërcënim i hapur çnjerëzor me frymëzim mitologjik dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj.

Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Berisha.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vdiq Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Kosovës në moshën 77-vjeçare

23.11.2026

Arrestuar në Kosovë: Trafikim i të miturve, 13-vjeçarja e gjetur në Tiranë

24.11.2026

Transferte bankare në 10 sekonda: Sistemi i ri i pagesave të menjëhershme në Shqipëri

23.11.2026

Takimi i fundit Borsellino-De Gennaro: Ish-prokurori Ingroia shpjegon misteret

23.11.2026