SHQIPERIA

“Kam të dhëna për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive; jepni dorëheqjen para publikimit”, Majko porosi bashkëpartiakëve

Kosova.Today ·

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ish-kryeministri dhe ish-deputeti Pandeli Majko ka bërë një deklaratë të fortë, sipas burimeve të mbledhjes. Burimet thanë se Majko ka folur për rreth 1...

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ish-kryeministri dhe ish-deputeti Pandeli Majko ka bërë një deklaratë të fortë, sipas burimeve të mbledhjes.

Burimet thanë se Majko ka folur për rreth 1 mijë orë filmime, ku pretendohet se shfaqen figura të PS-së në materiale me përmbajtje erotike dhe korruptive.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të ketë thënë Majko.

Sipas të njëjtave burime, ai u ka kërkuar personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të japin dorëheqjen nga postet e tyre përpara se pamjet të publikohen, nëse kjo ndodh.

Raportohet se deklarata u bë në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së PS-së. Në të njëjtën mbledhje, kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë

13.11.2026

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

13.11.2026

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn! Lihet “detyrim paraqitje”

13.11.2026

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

13.11.2026