KOSOVA

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

Kosova.Today ·

Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim të publikuar më 14 nëntor 2019, në të cilin ai kishte shprehur mbështetjen dhe krenarinë për Kombëtaren e Kosovës. Në mesazhin e publikuar asokohe, Thaçi kishte...

Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim të publikuar më 14 nëntor 2019, në të cilin ai kishte shprehur mbështetjen dhe krenarinë për Kombëtaren e Kosovës.

Në mesazhin e publikuar asokohe, Thaçi kishte vlerësuar futbollistët për emocionet dhe krenarinë që i kishin dhuruar vendit, pavarësisht rezultateve në fushën e lojës.

“Në humbje dhe fitore, me ose pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH”, thuhej në postimin e tij të 14 nëntorit 2019.

Kosova sot luajti kundër Izraelit në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pavarësisht rasteve të krijuara, ndeshja u mbyll 0-0.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut

14.11.2026

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

“Jo të bëhen kopje të këqija të Isës e Hashimit”, Mustafa për gjuhën e Osmanit: Është katandisur keq

13.11.2026