KOSOVA

E dhimbshme: Sot varroset 19-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik

Kosova.Today ·

Sot do të varroset 19-vjeçari Enver Palloshi, i cili u gjet pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e diel, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Biçec. Rasti kishte ndodhur...

Sot do të varroset 19-vjeçari Enver Palloshi, i cili u gjet pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në fshatin Nikaj të Kaçanikut.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e diel, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Biçec.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 13:30, kur familjarët kishin njoftuar Policinë e Kosovës. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor, të cilët kishin konstatuar vdekjen.

Sipas Policisë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit nuk ishin evidentuar elemente që ngrinin dyshime për përfshirjen e personave të tjerë. Prokurori i shtetit kishte autorizuar vazhdimin e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Familjarët kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit dhe kanë shprehur falënderimet për të pranishmit, ndërsa familjes Palloshi i shprehen ngushëllime për humbjen.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale

13.11.2026

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

14.11.2026

Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin

14.11.2026