JETA

Diaspora voton – pamje nga votimi në Cyrih dhe Shtutgart

Kosova.Today ·

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur mbi 27 mijë shtetas të Kosovës që janë regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike mund t’i drejtohen sot kutive të votimit në 17 ambasada dhe 13 konsullata. Nga të dhënat e KQZ-së, për votim...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur mbi 27 mijë shtetas të Kosovës që janë regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike mund t’i drejtohen sot kutive të votimit në 17 ambasada dhe 13 konsullata.

Nga të dhënat e KQZ-së, për votim fizik në përfaqësitë diplomatike janë regjistruar gjithsej 27,724 shtetas të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se me fillim prej orës 07:00 varësisht prej lokacioneve, janë hapur kutitë e votimit në 47 vendvotime të vendosura në 17 ambasada dhe 13 konsullata, të cilat ndodhen në 18 shtete të ndryshme.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka publikuar pamje nga votimi i diasporës në Cyrih dhe Shtutgart.

Edhe nga Ambasada e Kosovës në Zagreb kanë bërë të ditur se është hapur qendra e votimit në ora 07:00.

“Ju njoftojmë se Qendra e Votimit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb është hapur në ora 07:00 dhe procesi i votimit po zhvillohet sipas planifikimit”, thuhet në një postim të Ambasadës. /Telegrafi


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Të premten pritet borë deri në 800 metra lartësi, temperaturat do të bien ndjeshëm

13.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Gjithnjë e më shumë punëtorë në Zvicër përballen me vështirësi financiare, shqetësime edhe për inteligjencën artificiale

11.11.2026