SHOWBIZ

“Dikush ta ndalë Elijonën” – Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës

Kosova.Today ·

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa çifti tashmë ka nisur edhe bashkëjetesën. E duket se jeta nën një çati po sjell edhe situatat e para me humor mes tyre. Klodi...

Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, ndërsa çifti tashmë ka nisur edhe bashkëjetesën.

E duket se jeta nën një çati po sjell edhe situatat e para me humor mes tyre.

Klodi ka bërë një postim në X, ku me shaka ka kërkuar “ndihmë” për një zakon të Elijonës.

“Dikush ta ndalë Elin nga blerjet shtëpiake, ju lutem”, ka shkruar ai.

Postimi mori reagime nga ndjekësit, ndërsa një prej tyre i sugjeroi çiftit që blerjet t’i shndërrojnë në përmbajtje për TikTok. Klodi duket se e pëlqeu idenë, duke iu përgjigjur: “Në rregull, TikTok më vonë”.

Duket se pas romancës në BBVK, tani Klodi dhe Elijona po zbulojnë edhe “sfidat” e vogla të bashkëjetesës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Behare Maksutaj në rrugë pas Big Brother VIP – kjo është veshja e saj e re

18.11.2026

Gjesti shfaqet pas zhdukjes: "Secilën herë ma i fortë!

20.11.2026

Sevdai Radogoshi falënderon për ngushëllimet pas humbjes së motrës

20.11.2026

Luana Vjollca shkakton polemika me fotografinë e saj "peshk

18.11.2026