Dimiq: Të hapet Ura e Ibrit, për integrim dhe bashkëpunim të qytetarëve
Gazetari serb Radomir Dimiq, në emër të perspektivës multi-etnike evropiane të Kosovës e ka konsideruar se ideja për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë është e mirë për integrimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve nga të dyja anët. “Prandaj akuzat e Beogradit që me hapjen e urës së Ibrit kryeministri i Kosovës dëshiron të nxisë […]
Gazetari serb Radomir Dimiq, në emër të perspektivës multi-etnike evropiane të Kosovës e ka konsideruar se ideja për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë është e mirë për integrimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve nga të dyja anët.
“Prandaj akuzat e Beogradit që me hapjen e urës së Ibrit kryeministri i Kosovës dëshiron të nxisë luftë, janë tërësisht të pabaza dhe të papranueshme. Është e papranueshme që në këtë mënyrë të nxitet panik dhe frikë te qytetarët në veri të Kosovës, për të cilët Qeveria e Kosovës ka pasur mirëkuptim që për më shumë se dy dekada të mos e paguajnë rrymën, ujin dhe detyrimet tjera”, ka thënë Dimiq.
Ai tutje, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bien pre e propagandës së pandalur të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
“Të mos jetojnë në iluzion që veriu i Kosovës, përmes Asociacionit, do ta fitojë edhe një Republikë Serbe. Në këtë kontekst protestat e sotme të Listës Serbe, Lista dhe disa partive tjera, minore, politike nga veriu i Kosovës, qytetarët duhet ta kuptojnë se e tëra është punë e Milan Radoiçiqit i cili dëshiron të provokojë reagim të Qeverisë së Kosovës dhe të krijojë kaos i cili është parë aq shumë here”, ka thënë Dimiq në reagimin e tij./RTK
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk