SHQIPERIA

Dita e parë e Alvinit në shtëpi pas ‘ferrit’ në Siri, babai: Më kërkoi dy gjëra (Fotot)

Në një intervistë ekskluzive telefonike për Ora News, Afrim Berisha tregon si e kaloi ditën e parë në shtëpi pranë familjes së tij, Alvini. 11 vjeçari arriti të shpëtojë nga kampi Al Hole në Siri dhe ti bashkohet familjes falë një operacioni ndërkombëtar ku u angazhuan autoritetet italiane, shqiptare, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe.
“Di pak shqip por mirë. Mua më njohu. Më thërret baba… Bën çdo gjë që i themi pa kundërshtuar.. si një ushtar i vogël. I themi hajde të hamë bukë ngrihet menjëherë. “
Si çdo fëmijë tjetër do të luajë me kompjuter, madje ka kërkuar edhe bicikletën.
“Më kërkoi biçikletën dhe i tregova që e kishte në garazhd. Që ditën kur iku unë të gjithë lodrat e tij i kam ruajtur atje. Doktoresha na ka sugjeruar që të mos e ngacmojmë për të treguar për jetën atje” na tregon Afrimi në një intervistë telefonike me gazetarin Klodi Karaj për Ora News
Ai tregon se nuk ka reshtur së kërkuari që ditën kur Alvini është larguar nga Italia me të ëmën më 17 nëntor 2014
”Më 1 ..

Loading...

”Më 1 janar kam hyrë në Siri dhe nuk jam ndalur asnjë moment dhe nuk më humbi Zoti shpresën. Falenderoj policinë italiane e cila prej 5 vitesh heton rastin tim. Falenderoj dhe shtetin italian dhe shqiptar dhe ambasadoren në Romë që më është gjendur.”

Mjekimi i këmbës që Alvin e ka dëmtuar nga shpërthimi në Siri është prioritet

“Të hënën do të shkojmë për të bërë analizat mjekësore dhe do të kujdesemi për këmbën” thotë Afrimi./ Ora News.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Dita e parë e Alvinit në shtëpi pas ‘ferrit’ në Siri, babai: Më kërkoi dy gjëra (Fotot) Dita e parë e Alvinit në shtëpi pas ‘ferrit’ në Siri, babai: Më kërkoi dy gjëra (Fotot)Rating: 5.0
To Top