JETA

Tha se i do djemtë që falen dhe i mbajnë tespihët në dorë, flet për herë të parë vajza që u bë virale – tregon lidhjen e saj me Zotin

Kosova.Today ·

“E dua një djalë që është i konektuar me Zotin” – kjo ishte një prej deklaratave të TikTokeres së njohur si “Ajo Irina”, e cila së fundmi mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale. E reja ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova Today”, ku ka folur...

“E dua një djalë që është i konektuar me Zotin” – kjo ishte një prej deklaratave të TikTokeres së njohur si “Ajo Irina”, e cila së fundmi mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

E reja ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova Today”, ku ka folur për disa aspekte të jetës së saj, ndërsa një pjesë e bisedës është përqendruar edhe te besimi dhe raporti që ajo ka me Zotin.

Irina ka treguar hapur se është shumë e lidhur me Zotin dhe se besimi zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj.

“Jam tepër e lidhur me Zotin, unë flas me Zotin. Edhe unë jam tepër e bindur sa herë i foli më dëgjon dhe më përgjigjet”, është shprehur ajo.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht pjesa ku ajo kishte treguar më herët se në një partner të ardhshëm dëshiron një person që ka lidhje të fortë me Zotin dhe besimin.

Irina është bërë e njohur në rrjetet sociale përmes përmbajtjeve të ndryshme që publikon, ndërsa krahas angazhimit si influencere, ajo njihet edhe si këngëtare.

Me deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe mënyrën e veçantë të komunikimit, ajo shpesh arrin të marrë vëmendjen e ndjekësve dhe të bëhet pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale.

Edhe kësaj here, rrëfimi i saj për raportin me Zotin ka nxitur interes te publiku, duke treguar një anë më personale të jetës së saj përtej asaj që ndan zakonisht në rrjete sociale.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shoqata e Mjekëve të Zvicrës kundërshton kufizimin e kostos

15.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026