BOTA

Dodik dhe partitë nacionaliste dominojnë zgjedhjet në Bosnje

Kosova.Today ·

Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska – entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës. Fitore shënuan partitë nacionaliste edhe në pjesë të tjera të vendit – rezultate këto që mund t’i mbajnë të larta tensionet...

Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska – entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës.

Fitore shënuan partitë nacionaliste edhe në pjesë të tjera të vendit – rezultate këto që mund t’i mbajnë të larta tensionet si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në rajon.

“Kemi fituar”, u tha Dodik mbështetësve të tij në Banjallukë, të dielën vonë.

Sipas tij, rezultatet preliminare tregojnë se Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, do të mbetet në pushtet në Republikën Sërpska.

Qytetarët votuan më 4 tetor për Presidencën trepalëshe dhe Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe për organet legjislative në nivele të tjera, përfshirë Kuvendin e Republikës Sërpska.

Ky sistem kompleks politik buron nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Bosnje dhe Hercegovina u nda në dy entitete me autonomi të gjerë – Republikën Sërpska dhe Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, me shumicë boshnjake dhe kroate.

Të dyja ato lidhen përmes institucioneve qendrore të shtetit, të cilat shpesh kanë funksionuar me vështirësi.

Në fjalimin pas zgjedhjeve, politikani prorus, Dodik, tha se, bazuar në rezultatet pas numërimit të 92 për qind të votave, kandidatja e SNSD-së, Zhelka Cvijanoviq, do të bëhet anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës.

Anëtari aktual properëndimor i Presidencës, Denis Beqiroviq, pritet ta fitojë ulësen boshnjake.

Atyre pritet t’u bashkohet edhe Darijana Filipoviq nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), e cila parashikohet ta fitojë ulësen kroate.

Në moshën 39-vjeçare, Filipoviq pritet të bëhet anëtarja më e re e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

The post Dodik dhe partitë nacionaliste dominojnë zgjedhjet në Bosnje appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zelensky: Putini jeton në një “realitet tjetër”, SHBA-ja mbështet vlerësimin e Ukrainës për frontin

11.11.2026

Një 31-vjeçare ndërroi jetë pasi ndoqi këshillat e ChatGPT

13.11.2026

SHBA ndaloi fluturimet në gjithë vendin për 5 orë, zbulohet shkaku

14.11.2026

E frikshme! Ndërtesa 130 metra e lartë shembet brenda pak sekondash në Gjermani (VIDEO)

10.11.2026