Dogana e Kosovës kërkon mendimin e qytetarëve për dizajnin e 27-vjetorit të themelimit
Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e përzgjedhjes së dizajnit zyrtar për shënimin e 27-vjetorit të themelimit të institucionit, i cili do të festohet më 31 gusht. Përmes një njoftimi, Dogana ka bërë të ditur se ka përgatitur...
Përmes një njoftimi, Dogana ka bërë të ditur se ka përgatitur katër propozime të ndryshme të dizajnit për postimin e jubileut dhe ka kërkuar nga publiku të “votojë” për versionin që e konsideron më të përshtatshëm.
Qytetarët ftohen të shikojnë fotografitë e publikuara dhe të tregojnë në komente se cilin dizajn do ta zgjidhnin për këtë vit.
Sipas Doganës së Kosovës, mendimi i qytetarëve do të ndihmojë në përzgjedhjen e dizajnit që do ta përfaqësojë më së miri këtë përvjetor të rëndësishëm.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.