SHQIPERIA

Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë

Kosova.Today ·

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të ditura, akuza lidhet me dyshimet për fshehjen e një vile në Palasë, që dyshohet se i përket Belinda Ballukut. Në vijim...

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të ditura, akuza lidhet me dyshimet për fshehjen e një vile në Palasë, që dyshohet se i përket Belinda Ballukut. Në vijim të hetimeve, sot pritet t’u komunikohen akuza edhe disa biznesmenëve që kanë përfituar tenderë. Emrat e tyre dhe veprat penale për të cilat dyshohen nuk janë bërë të ditura në informacionin e përcjellë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi Ballukut pesë akuza për shkelje të dyshuara në 15 raste. Sipas SPAK, Balluku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, kjo e fundit në dy raste. Gjithashtu, ndaj saj është ngritur akuza për shkelje të barazisë në tenderë në nëntë raste. Hetimet për dosjen vijojnë, ndërsa komunikimi i akuzave nuk përbën një vendim fajësie.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Muharremi: PS-ja në Tiranë është blinduar, Koçiu dhe Demo figurat më të pëlqyera në bazë

15.11.2026

Përplasja për strehimin social, opozita: Propagandë elektorale çmimi është tre herë më i lartë, Ibrahimaj: Duam të fusim instrumente të reja

13.11.2026

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

13.11.2026

Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj

14.11.2026