SHQIPERIA

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash

Kosova.Today ·

Këtë të hënë, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen e Belinda Ballukut. Emri i Igli Tares, është përmendur lidhur me hetimet për pastrim...

Këtë të hënë, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen e Belinda Ballukut.

Emri i Igli Tares, është përmendur lidhur me hetimet për pastrim parash dhe një pasuri të paluajtshme në zonën e Palasës.

SPAK ka hetuar transaksionet dhe dokumentacionin që lidhet me një vilë në Dhërmi, për të cilën prokuroria dyshon se mund të jetë përdorur për të fshehur pronësinë reale të pasurisë.

Tare është marrë më herët në pyetje nga SPAK, ndërsa në muajin gusht hetimet janë zgjeruar edhe me kontrolle në dy vila në Palasë që lidhen me emrin e tij.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shegët në Lumas kalbën në pemë: çfarë ka të bëjë me çmimet dhe mungesën e tregut?

24.11.2026

Faturat e ujit me fasha: Familjet me konsum mbi 18 m³ do të paguajnë më shumë

24.11.2026

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi

24.11.2026

Konferenca e Investimeve BE-Ballkani: 600+ investitorë në Tiranë për zhvillim dhe inovacion

25.11.2026