JETA

“Sot nuk u pa drejtësia”, Hamza: Presim që në Apel të shqyrtohen me saktësi konkluzionet e aktgjykimit

Kosova.Today ·

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se vendimi i shqiptuar sot ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është bërë kundër shtetit të Kosovës dhe jo në emër të popullit të Kosovës. Ai ka thënë se sot nuk u pa drejtësia, por u...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se vendimi i shqiptuar sot ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është bërë kundër shtetit të Kosovës dhe jo në emër të popullit të Kosovës.

Ai ka thënë se sot nuk u pa drejtësia, por u godit rezistenca e popullit.

“Për ne ky gjykim është padrejtësi e madhe sepse atje u dënuan ata që ia kushtuan rininë e jetën Kosovës. U dënuan se e kanë mbrojtur luftën e UÇK-së nga faktorët e jashtëm. Po ashtu ai vendim mbështetet edhe në pretendimet dhe materialet e fabrikuara të ushqyera nga propaganda e Serbisë”, ka thënën ai.

Ai ka thënë se historia e Kosovës është shkruar nga populli që luftoi për mbijetesë.

Hamza në një konferencë për media ka thënë se katërshja e UÇK-së së ishin në koordinim me aleatët e vendit, dhe sipas tij, sot u dënuan edhe për ato aleanca.

“Sot është ditë e rëndë për Kosovën por sot nuk përfundon historia. Presim që në Apel të shqyrtohen me saktësi konkluzionet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet t’i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e së vërtetës.

Hamza ka thënë se PDK-ja është e gatshme të ndërmarrë veprime konkrete ligjore lidhur me rastin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

13.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026