Drejtuesi i UNRWA kundër propozimit të Trump për Gazën: Zhvendosja e detyruar është spastrim etnik dhe krim ndërkombëtar
Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa), Philippe Lazzarini paralajmëroi se agjencia përballet me një “kërcënim ekzistencial” pasi Izraeli e ndaloi zyrtarisht atë të veprojë në territorin e tij. “Stafi ndërkombëtar që punon për Unrwa është detyruar të largohet nga Jeruzalemi Lindor për shkak të ndalimit të Izraelit, por operacionet në Gaza dhe [...]Read More...

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa), Philippe Lazzarini paralajmëroi se agjencia përballet me një “kërcënim ekzistencial” pasi Izraeli e ndaloi zyrtarisht atë të veprojë në territorin e tij.
“Stafi ndërkombëtar që punon për Unrwa është detyruar të largohet nga Jeruzalemi Lindor për shkak të ndalimit të Izraelit, por operacionet në Gaza dhe Bregun Perëndimor nuk janë ndikuar menjëherë“, tha komisioneri i përgjithshëm i agjencisë së OKB-së, Philippe Lazzarini, për Associated Press.
Unrwa gjithashtu ka të ngjarë të përballet me presion të shtuar nga SHBA nën administratën e re të Trump. Në fillim të kësaj jave, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalonte fondet e ardhshme për Unrwa, i cili tashmë ishte pezulluar nën administratën e Joe Biden.
Lazzarini e quajti propozimin e Trump për të marrë kontrollin e Gazës si “krejtësisht jorealist”, duke shtuar:
“Po flasim për zhvendosje të detyruar. Zhvendosja e detyruar është një krim, një krim ndërkombëtar. Është spastrim etnik”./abcnews.al