Dyshohet se mjekët e Spitalit Amerikan në Prishtinë i neglizhuan gjendjen, 30 vjeçarja nga Malisheva vdiq në QKUK
Një 30 vjeçare nga Komuna e Malishevës ka vdekur javën që shkoi në QKUK, ku u shtrua në gjendje kritike. Deri te vdekja e saj po dyshohet se erdhi si pasojë e trajtimit jo-adekuat nga mjekët e Spitali Amerikan në Prishtinë ku e reja kishte trajtuar problemet me veshkat. Për këtë, rasti po hetohet nga […]
Një 30 vjeçare nga Komuna e Malishevës ka vdekur javën që shkoi në QKUK, ku u shtrua në gjendje kritike. Deri te vdekja e saj po dyshohet se erdhi si pasojë e trajtimit jo-adekuat nga mjekët e Spitali Amerikan në Prishtinë ku e reja kishte trajtuar problemet me veshkat. Për këtë, rasti po hetohet nga Prokuroria e Shtetit, raporton gazeta online
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur të premten hetim për vdekjen e 30 vjeçares A.M.-D., nga fshati Llozicë e Malishevës. E reja që vdiq javën që shkoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas familjes pësoi shkaku i trajtimit jo adekuat dhe mos ofrimi i ndihmës mjekësore nga mjekët dhe stafi i Spitalit Amerikan në Prishtinë, ku viktima gruaja ishte trajtuar për probleme me veshkat.
Për këtë, Prokuroria e Shtetit po kryen hetimet, nën dyshimet se pati neglizhencë mjekësore duke mos i dhënë ndihmën e duhur mjekësore, gjë që rezultoi fatale për 30 vjeçaren, merr vesh gazeta online Me të po merret një prokuror nga departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore të kryeqytetit.
30 vjeçarja, siç familjarët i treguan gazetës online kishte kryer dy operacione në veshka në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Një në muajin maj e tjetrin në qershor të këtij viti. Operimi i dytë, sipas tyre ka shkuar keq, gjë që nga atëherë, familja pretendon edhe në kallximin e tyre penal në polici, të rejës veç i është përkeqësuar gjendja çdo ditë e më shumë.
Gjatë muajit korrik, viktima u trajtua në QKUK, ku edhe vdiq të premten.
Trupi i pajetë i së rejës nga komuna e Malishevës, u mor të premten për Obduksion në IML. Familja tek sot e mori kufomën, për ta varrosur pasdite në vendlindjen e saj, në fshatin Llozicë të Malishevës.
Gazeta online të hënën, ka provuar të marrë konfirmim zyrtar nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, në lidhje me hetimin e rastit në fjalë, por deri në publikimin e artikullit nuk ka pranuar përgjigje. Po ashtu, mediumi, përmes e-mailit, ka kontaktuar për sqarime rreth rastit edhe me Spitalin Amerikan në Prishtinë, por as ata ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk