E bujshme: Zbulohet goditja e parë e Ancelottit te Milani
Zbulohet përforcimi i parë i Ancelottit te Milani. Pas eliminimit të Real Madridit nga Arsenali në Champions League, shumë media spanjolle janë të bindura se epoka e Carlo Ancelottit në “Bernabeu” ka marrë fund. Rikthimi i tij në Serie A mund të jetë më shumë se një hipotezë. Dy klubet që shihen si destinacionet e […]

Zbulohet përforcimi i parë i Ancelottit te Milani.
Pas eliminimit të Real Madridit nga Arsenali në Champions League, shumë media spanjolle janë të bindura se epoka e Carlo Ancelottit në “Bernabeu” ka marrë fund.
Rikthimi i tij në Serie A mund të jetë më shumë se një hipotezë. Dy klubet që shihen si destinacionet e mundshme? Roma dhe Milani, dy skuadra ku Ancelotti ka të kaluar të madhe.
Ancelotti preferon më tepër rikthimin te Milani, ndërsa Calciomercato, ka zbuluar madje edhe përforcimin e parë në merkato.
Sipas Calciomercato, përforcimi i parë i Ancelottit te Milani do të jetë sulmuesi turk, Arda Guler.
Ancelotti nuk e ka aktivizuar shumë turkun te Reali për shkak të konkurencës, por e dëshiron 20-vjeçarin te Milani.