SHQIPERIA

E fundosën gjurmët e gishtave/ Krimet e Rënda lënë në burg atentatorin e prokurorit të Durrësit (FOTO)

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Redjan Rrahjan, të arrestuarin e vetëm për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.
Redjan Rraja ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa pavarësisht pretendimeve të avokatit, me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj gjykata e ka lënë në burg.
Seanca që zgjati rreth një orë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi sipas prokurorëve përbën sekret hetimor. Burime nga brenda sallës bënë më dije se Rrahja nuk ka pranuar në asnjë moment të ketë lidhje me atentatin ndaj prokurorit.
Në makinën Mercedes me targë AA 234 LM që atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja braktisën pasi lëshuan breshëri automatiku ndaj makinës së tij, janë gjetur një palë syze, gjurmë gishtash, bishta cigaresh, fije floku dhe prova të tjerë.
Gjurmët e gishtërinjve nga hetimet e kryera i përkasin Redjan Rrajës, të vënë në pranga si një nga atentatorët e dyshuar. Është pikërisht kjo provë e fortë e gjetur në makinë, që ..

Loading...

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Redjan Rrahjan, të arrestuarin e vetëm për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Redjan Rraja ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa pavarësisht pretendimeve të avokatit, me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj gjykata e ka lënë në burg.

Seanca që zgjati rreth një orë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi sipas prokurorëve përbën sekret hetimor. Burime nga brenda sallës bënë më dije se Rrahja nuk ka pranuar në asnjë moment të ketë lidhje me atentatin ndaj prokurorit.

Në makinën Mercedes me targë AA 234 LM që atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja braktisën pasi lëshuan breshëri automatiku ndaj makinës së tij, janë gjetur një palë syze, gjurmë gishtash, bishta cigaresh, fije floku dhe prova të tjerë.

Gjurmët e gishtërinjve nga hetimet e kryera i përkasin Redjan Rrajës, të vënë në pranga si një nga atentatorët e dyshuar. Është pikërisht kjo provë e fortë e gjetur në makinë, që ka çuar hetuesit drejt Redjan Rrajës, kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . E fundosën gjurmët e gishtave/ Krimet e Rënda lënë në burg atentatorin e prokurorit të Durrësit (FOTO) E fundosën gjurmët e gishtave/ Krimet e Rënda lënë në burg atentatorin e prokurorit të Durrësit (FOTO)Rating: 5.0
To Top