KOSOVA

Edhe këtë herë Kosova ka pak gjasa të marrë përgjigje pozitive nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it

Loading...

Pak gjasa për Kosovën që të anëtarësohet në INTERPOL.

Edhe këtë herë Kosova ka pak gjasa të marrë përgjigje pozitive nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që pritet të mbahet në tetor të këtij viti. Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se MPJ-ja nuk po lobon sa duhet, derisa Serbia po vazhdon luftën e saj të pandërprerë kundër Kosovës.

Të pakta janë gjasat që Kosova të marrë dritën e gjelbër për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare Policore – INTERPOL nga Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate, e cila do të mbahen në tetor të këtij viti në Kili.

Ndonëse Kosova në janar të këtij viti ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, njohës të çështjeve të sigurisë konsiderojnë se Ministria e Punëve të Jashtme ka dështuar në përmbushjen e kushteve për anëtarësim.

Sipas tyre, kërkesa për anëtarësim do të jetë një dështim i radhës. Ndërkohë Haxhi Shala, që gjatë legjislaturës së kaluar ishte kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe për Siguri, ka thënë se Kosova mund të ngecë në këtë aspekt për shkak të procesit zgjedhor, ani pse MPJ-ja vazhdon të jetë e angazhuar në lobim.

Në anën tjetër shteti serb po vazhdon lobimin e pandërprerë që Kosova edhe këtë herë të mos arrijë të bëhet anëtare e INTERPOL-it. /zëri

Loading...
Loading...
2 Comments

2 Comments

  1. margenehoskin@gmail.com'

    obat Wasir

    10/09/2019 at 12:21

    Hey I am so delighted I found your website, I really
    found yoou by error, while I was looking on Askjeeve for something else,
    Nonetheless I am here now and would just like to say
    thanks a lot for a incredible post annd a all round thrilling blog (I
    also love the theme/design), I don’t have time to read it all at the inute but I have save it and also added in yur RSS feeds, so when I have time I will be bahk tto
    read a lot more, Please do keep up the great jo.

  2. oma_bottoms@aol.com'

    cara mengobati wasir

    10/09/2019 at 14:06

    Heya! I just wanted to ask if you eever have any
    trouble with hackers? My last blog (wordpress) was hacked and
    I ended up lozing a few months of hard work due to no data backup.
    Do you have any methods to protect against hackers?

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Edhe këtë herë Kosova ka pak gjasa të marrë përgjigje pozitive nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it Edhe këtë herë Kosova ka pak gjasa të marrë përgjigje pozitive nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-itRating: 5.0
To Top