Edona Llalloshi dhe Adelina Thaçi-Meta, ja sa vota kanë siguruar deri tani

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka përpunuar 19.54 për qind të vendvotimeve.
Sipas të dhënave të publikuara, janë numëruar 488 vendvotime nga gjithsej 2,498.
Nga kandidatët e njohur që garojnë në këto zgjedhje, këngëtarja Edona Llalloshi, pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ka siguruar deri tani 3 mijë e 698 vota, shkruan Raporto24.
Ndërkohë, artistja Adelina Thaçi-Meta, e cila garon në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka grumbulluar 2 mijë e 211 vota, bazuar në rezultatet e deritanishme të numërimit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



