SHOWBIZ

Edona Llalloshi betohet për mandatin e tretë si deputete

Kosova.Today ·

Sot (e enjte) është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re bënë betimin e tyre. Pas përfundimit të kësaj pike të rendit të ditës, seanca u ndërpre. Mes deputetëve që u betuan ishte edhe...

Sot (e enjte) është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re bënë betimin e tyre.

Pas përfundimit të kësaj pike të rendit të ditës, seanca u ndërpre.

Mes deputetëve që u betuan ishte edhe këngëtarja Edona Llalloshi, e cila përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se ka nisur mandatin e saj të tretë në Kuvendin e Kosovës.

“Sot, për herën e tretë, u betova si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, dua të shpreh edhe një herë falënderimin tim për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

“Me punë e përkushtim do të angazhohem në jetësimin e vizionit tim dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE për artin, kulturën dhe komunitetin artistik. Na prift e mbara”, ka shkruar Llalloshi.

Ajo e shoqëroi postimin me fotografi nga momenti i betimit në Kuvend, duke falënderuar mbështetësit dhe duke theksuar se gjatë mandatit të ri do të angazhohet për çështjet që lidhen me artin e kulturën.

Duhet theksuar se në zgjedhjet e 7 qershorit ajo mori mbi 31 mijë vota.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit

15.11.2026

“Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK

13.11.2026

Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, banoret e Big Brother nuk mund të përmbahen

12.11.2026

Meda me fjalë emocionuese uron bashkëshorten për ditëlindje

14.11.2026