SHOWBIZ

Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi

Kosova.Today ·

Një tjetër zhvillim është bërë publik lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij, Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për...

Një tjetër zhvillim është bërë publik lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij, Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe rolin e personave të përfshirë.

Ndërkohë, Eduard Kuçi, i cili dyshohet se është sulmuar, është shpallur në kërkim policor për moskallëzim krimi.

Detajet e reja janë bërë publike nga gazetarja Anila Hoxha gjatë emisionit “Breaking” me Fjori Dardhën në Top News.

“Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka kërkuar gjykatës arrest me burg. Ende nuk është caktuar ora e seancës për dy të arrestuarit, Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli. Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë.

Më pas policia ka konfirmuar dhe ka bërë verifikimet e nevojshme, ka ngritur akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e ka vënë në kërkim policor. Më pas, Marku është thirrur në polici, por ai nuk ka pranuar. Pas arrestimit ka thënë se është mërzitur që Kuçi e ka ofenduar në rrjetet sociale.

Prokuroria ka ngritur disa akuza ndaj tij dhe Kristjan Nikolli. Kuçi nuk ka bërë denoncim dhe është një hetim i nisur nga ana e policisë. Kuçi është në kërkim policor, që ndryshon nga kërkimi nga ana e gjykatës apo prokurorisë. Ai kërkohet të japë sqarime për ngjarjen.

Prokurori ka kërkuar akt-ekspertimi për të kuptuar nëse ka dëme trupore ndaj viktimës së sulmit. Po hetohet gjithashtu për përdorimin e simboleve të policisë së shtetit. Pika më e fortë e mbrojtjes së Markut do të jetë fakti që Kuçi nuk ka bërë denoncim”, u shpreh Anila Hoxha. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nuk përmbahet Alba, shfaqet joshëse nga Parisi

15.11.2026

“I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica

15.11.2026

Nuk ishte burri arsyeja, por fëmijët përjetuan gjënë më të keqe jashtë shtëpisë – zbulohet e vërteta e plotë

14.11.2026

Nuk po bëhet rehat kjo Alba Pollozhani, flet sërish për partnerin, dramën dhe tradhtinë – ndodhi të papritura

14.11.2026