Ejup Maqedonci: Mërgimtari që u bë kreu politik i Ushtrisë së Kosovës
26 vjet më parë, në Horn të Zvicrës, një 19-vjeçar do të merrte një drejtim të pazakontë për moshatarët e tij. Ejup Maqedonci, i cili kishte dy vjet që po qëndronte në shtetin helvetik, vendosi të kthehej në atdhe, atje ku lufta kishte përfshirë shumicën e vendeve të Kosovës. Më 18 mars ’98 ai mori […] The post Ejup Maqedonci: Mërgimtari që u bë kreu politik i Ushtrisë së Kosovës appeared first on Albinfo.
26 vjet më parë, në Horn të Zvicrës, një 19-vjeçar do të merrte një drejtim të pazakontë për moshatarët e tij. Ejup Maqedonci, i cili kishte dy vjet që po qëndronte në shtetin helvetik, vendosi të kthehej në atdhe, atje ku lufta kishte përfshirë shumicën e vendeve të Kosovës. Më 18 mars ’98 ai mori miratimin e familjes dhe u nis drejt Shqipërisë për t’u bashkuar me bashkëkombësit e tij që po luftonin në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jeta pas kësaj pati uljet dhe ngritjet e saj, dhe për herë të parë ushtaraku që u bë politikan ka rrëfyer për Albinfo.ch gjithë rrugëtimin e tij që nga 18 marsi i ftohtë i 1998-ës në Horn të Zvicrës, e deri më 8 gusht, kur u thirr për të udhëhequr Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
Ish-luftëtari i UÇK-së, tashmë ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka një vit që ka hequr përgjithmonë uniformën ushtarake, të cilën e mbajti plot 26 vjet. Ky mërgimtar po drejton një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.
Megjithëse ndërrimi i tri uniformave nuk ishte asnjëherë i lehtë për Ejupin, i cili që nga mosha 19-vjeçare nuk ka jetuar asnjë ditë përtej disiplinave të përcaktuara nga eprorët dhe ushtria. E të njëjtën jetë po vazhdon ta bëjë Ejupi, ani pse ka një vit që nuk është më ushtar. E vetmja gjë që i ka shpëtuar disiplinës pas ushtrisë është mjekra e tij.
Ejup Maqedonci e ka të qartë se diaspora nuk mund të shkëputet asnjëherë nga atdheu, andaj në këtë intervistë speciale për shqiptarët në Zvicër, ai ka folur për planet e ushtrisë që ajo të bëhet e hapur për të gjithë diasporën. Ejupi ka përmendur angazhimin e saj në strukturën joaktive të Ushtrisë së Kosovës, ku ndër të tjera ka theksuar nevojën që shteti ka për fushën e kuadrove që vijnë nga teknologjia, e të cilët pa dyshim mund të jenë shqiptarë që vijnë nga diaspora.
The post Ejup Maqedonci: Mërgimtari që u bë kreu politik i Ushtrisë së Kosovës appeared first on Albinfo.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk