Ekipi olimpik u mirëprit edhe në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, organizuar nga Kurti (FOTO)
Pas pritjet shtetërore në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë për ekipin olimpik që mori pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, ekipi u mirëprit edhe në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, në një pritje të organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se në […]
Pas pritjet shtetërore në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë për ekipin olimpik që mori pjesë në Lojërat Olimpike në Paris, ekipi u mirëprit edhe në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, në një pritje të organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se në prani të ministrave dhe zëvendësministrave të qeverisë, deputetëve të kuvendit dhe përfaqësuesve të Komunës së Pejës, Kurti i përgëzoi edhe një herë sportistët nga zemra për medaljet dhe të gjitha momentet e paharrueshme që na kanë dhuruar, dhe u uroi suksese të vazhdueshme në të ardhmen.
Ai falënderoi të gjitha strukturat sportive dhe përfaqësuesit e institucioneve për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj sportistëve.
Në Lojërat Olimpike Parisi 2024, Republika e Kosovës u përfaqësua nga nëntë sportistë në disiplinat e xhudos, boksit, notit dhe atletikës, të cilët fituan një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë (të dyja në disiplinën e xhudos), duke e çuar në pesë numrin e përgjithshëm të medaljeve olimpike nga pjesëmarrja në tri olimpiada, Rio 2016, Tokio 2020 dhe Paris 2024.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk