Ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit i shtohet edhe një avokat

Ekipit të mbrojtjes të ish-komandantit të UÇK-së, Kadri Veselit, i është shtuar edhe avokati Steven Lack. Në dokumentin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës thuhet se Lack pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7 pika 3 dhe nenin 18 pika 1 të Direktivës për avokat 2. “Në bazë të rregullit […]

Ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit i shtohet edhe një avokat

Ekipit të mbrojtjes të ish-komandantit të UÇK-së, Kadri Veselit, i është shtuar edhe avokati Steven Lack.

Në dokumentin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës thuhet se Lack pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7 pika 3 dhe nenin 18 pika 1 të Direktivës për avokat 2.

“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullores1, Sekretari njofton Trupin Gjykues II. të konfirmimit të miratimit të Z. Steven Lack , si bashkë-avokat i Z. Kadri Veselit”, thuhet në dokument.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :