KOSOVA

Ekskluzive/ Bullgaria pengon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut (Dokumenti)

Disa vende janë ende skeptike për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Por vendimi më ekstrem vjen nga Bullgaria, e cila ka vendosur veton për të mos lejuar hapjen e negociatave.

Në diskutimet që ka pasur Bullgaria për të vendosur hapjen apo jo, të negociatave me Maqedoninë ka pasur mjaft debate. Në argumentet e saj thuhet se “Bullgaria nuk duhet të lejojë që integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE të shoqërohet me legjitimim evropian të një ideologjie anti-Bullgare të sponsorizuar nga shteti. Rishkrimi i historisë së një pjese të popullit bullgar pas vitit 1944 është një nga shtyllat e konstruksionit ideologjik anti-bullgar të totalitarizmit jugosllav”. Në një përmbledhje të argumenteve të saj, se përse nuk duhen hapur negociatat, Bullgaria kërkon:

Së pari, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të “pezullojë dhe të ndalojë” ndjekjen e një politike, pa marrë parasysh çfarë forme, të mbështetjes dhe promovimit të kërkesave për njohjen e të ashtuquajturës “pakica ..

Loading...

Disa vende janë ende skeptike për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Por vendimi më ekstrem vjen nga Bullgaria, e cila ka vendosur veton për të mos lejuar hapjen e negociatave.

Në diskutimet që ka pasur Bullgaria për të vendosur hapjen apo jo, të negociatave me Maqedoninë ka pasur mjaft debate. Në argumentet e saj thuhet se “Bullgaria nuk duhet të lejojë që integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE të shoqërohet me legjitimim evropian të një ideologjie anti-Bullgare të sponsorizuar nga shteti. Rishkrimi i historisë së një pjese të popullit bullgar pas vitit 1944 është një nga shtyllat e konstruksionit ideologjik anti-bullgar të totalitarizmit jugosllav”. Në një përmbledhje të argumenteve të saj, se përse nuk duhen hapur negociatat, Bullgaria kërkon:

Së pari, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të “pezullojë dhe të ndalojë” ndjekjen e një politike, pa marrë parasysh çfarë forme, të mbështetjes dhe promovimit të kërkesave për njohjen e të ashtuquajturës “pakica maqedonase” në Bullgari.

Së dyti , Republika e Maqedonisë së Veriut “pa rezervë dhe me shpejtësi” duhet të harmonizojë pozicionet dhe veprimet e saj në organizata dhe forume ndërkombëtare në përputhje me nenin 11 të Traktatit të Fqinjësisë, duke thënë qartë se nuk ka asnjë arsye historike ose demografike për të kërkuar statusin e pakicave për ndonjë grup qytetarësh në territorin e Republikës së Bullgarisë.

Së treti, format multilaterale dhe mekanizmat monitorues të Këshillit të Evropës nuk duhet të instrumentalizohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut për të ushtruar presion mbi Bullgarinë për çështje, që lidhen me të drejtat e personave që i përkasin grupeve minoritare, thuhet në dokument.

Së katërti, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të deklarojë, me një shënim verbal për vendet anëtare të OKB-së, se ndryshimet kushtetuese të bëra në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, do të zbatohen paralelisht me respektimin e rreptë të Traktatit me Republikën e Bullgarisë në tërësi duke përfshirë gjithashtu edhe “klauzolën gjuhësore” të traktatit.

Së pesti, vendi fqinj duhet të deklarojë në një shënim se përdorimi i emrit të shkurtër të parashikuar në Marrëveshjen e Prespës i referohet vetëm subjektit politik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe jo rajonit gjeografik të Maqedonisë veriore, një pjesë e së cilës është brenda Bullgarisë.

Së gjashti, duhet të zbatojë një proces rehabilitimi për viktimat e regjimit komunist jugosllav, të shtypur për shkak të vetëdijes së tyre bullgare dhe të fillojë një proces ndryshimi për shërbimet e sigurisë së ish-Jugosllavisë për punonjësit e sotëm të Maqedonisë së Veriut;

Së shtati, Dokumenti bën thirrje që Maqedonia e Veriut të marrë masa sistematike për të hequr shenjat dhe mbishkrimet në monumente, pllaka përkujtimore dhe ndërtesa, që flasin për urrejtje të hapur ndaj Bullgarisë, siç janë shënimet me përmbajtje “okupatori fashist bullgar”.

Së teti, Në dokument gjithashtu përcaktohet një numër qëllimesh për Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore duke përfshirë arritjen e marrëveshjes për Gotse Delçev dhe Kryengritjen Ilinden.

Së nënti, Shifrat politike, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe media të financuara nga buxheti i shtetit duhet të bazojnë deklaratat dhe komentet e tyre mbi ngjarjet dhe shifrat e rëna dakord nga Komisionin mbi tekstet e dakortësuara, thuhet në dokument.

Në një fazë të mëtejshme në negociatat e anëtarësimit, Bullgaria do të këmbëngulë të përfshijë garanci në pozicionet e negociatave të BE-së se kapituj të veçantë të Traktatit të Fqinjësisë do të vazhdojnë të zbatohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa lidhur me Shqipërinë, Bullgaria e ka shprehur qartë vendimin e saj. Vlerësimi i përgjithshëm i raportit vjetor për Shqipërinë është pozitiv dhe vë në dukje se vendi ka vazhduar të zbatojë reforma të rëndësishme dhe rezultate konkrete që do t’i lejojnë asaj të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ekskluzive/ Bullgaria pengon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut (Dokumenti) Ekskluzive/ Bullgaria pengon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut (Dokumenti)Rating: 5.0
To Top