SHQIPERIA

Ekskluzive/ Dokumenti i paketës anti-KÇK, si sekuestrohen asetet kriminale

Pas njohjes së publikut me paketën ligjore që është cilësuar si “anti-KÇK”, ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar një Projektakt Normativ.
Ky projektakt bën përcaktimin e masave parandaluese që do të ndërmerren në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike.
Në dokumentin final që disponon Gazeta Shqip thuhet shprehimisht se rrethi i subjekteve mbi të cilët do të veprojë ky ligj janë:
Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë dënuar me vendim penal të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim pafajësie. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë persona nën hetim brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim të pushimit të akuzës apo të çështjes penale. Personat fizikë dhe jur..

Loading...

Pas njohjes së publikut me paketën ligjore që është cilësuar si “anti-KÇK”, ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar një Projektakt Normativ.

Ky projektakt bën përcaktimin e masave parandaluese që do të ndërmerren në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike.

Në dokumentin final që disponon Gazeta Shqip thuhet shprehimisht se rrethi i subjekteve mbi të cilët do të veprojë ky ligj janë:

  1. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë dënuar me vendim penal të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim pafajësie.
  2. Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë persona nën hetim brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim të pushimit të akuzës apo të çështjes penale.
  3. Personat fizikë dhe juridikë, shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe persona pa shtetësi, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes apo për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara në elemente të faktit për përfshirje në çdo formë të terrorizmit dhe të financimit të tij, të kryera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi, për masat kundër financimit të terrorizmit.

Gjithashtu ky projektakt normativ përcakton edhe llojin e masave parandaluese që do të ndërmerren ndaj subjekteve të sipërcituara, kur ndaj këtyre të fundit ka dyshime të arsyeshme apo ka tashmë një vendim nga organet përkatëse ndaj tyre.

Këto masa parandaluese do të jenë të ndara në dy kategori: masa personale që lidhen vetëm me subjektin fizik dhe privimin e disa të drejtave të tij, dhe masa parandaluese me karakter pasuror.

Konkretisht në aspektin e masave personale mund të vendoset:

  1. masa e kufizimit të perimetrit të lëvizjes, detyrimit për largim ose ndalimit për të qëndruar në një apo disa njësi administrative, për një afat deri në 1 vit;
  2. masa e nxjerrjes jashtë territorit për shtetasit e huaj për një afat deri në 1 vit;
  3. masa e bllokimit apo të ndalimit të përdorimit të pasaportës apo të dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për një periudhë kohore jo më pak se 60 ditë dhe jo më shumë se 1 vit;
  4. masa e ndalimit të daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, për një afat deri në 1 vit.

Ndërsa përsa u përket masave me karakter pasuror në bazë dhe për zbatim të këtij akti mund të vendoset sekuestro dhe konfiskim i pasurisë së subjekteve të përcaktuara në nenin 16 të këtij akti. Rrethi i subjekteve do të përfshijë, normalisht edhe subjektet juridike.

Vendosja e sekuestros mund të kërkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili këtë kërkesë ja drejton prokurorit dhe më pas ky i fundit brenda afateve të përcaktuara në këtë akt kur vërteton ligjshmërinë e masës i drejtohet gjykatës për të vendosur konfiskimin.

Pasuritë dhe asetet e konfiskuara i kalojnë më pas shtetit, përsa kohë ndaj këtij vendimi nuk i bëhët kërkesë për rishikim apo ankim.

Gjithashtu në bazë dhe për zbatim të këtij vendimi mund të vendosen edhe masa të tjera parandaluese me karakter ekonomik.

Këto masa jepen në njëfarë mënyrë të shtuara nga ato pasuroret ose personalet që mund të jenë dhënë apo kërkuar nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Masat ndalojnë subjektin e prekur nga ky akt që të përfitojë të ardhura ekonomike nga licensa apo mënyra të tjera.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ekskluzive/ Dokumenti i paketës anti-KÇK, si sekuestrohen asetet kriminale Ekskluzive/ Dokumenti i paketës anti-KÇK, si sekuestrohen asetet kriminaleRating: 5.0
To Top