SHQIPERIA

Ekskluzive/ Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, si do të veprohet me provat materiale

Miratimi në Këshillin e Ministrave i projektaktit normativ që do të bëjë të mundur “jetësimin” e paketës ligjore anti-KÇK duket se ka sjellë ndryshime edhe në Ligjin Nr 7905 Datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”.
Ndryshime këto që lidhen kryesisht me përdorimin apo ruajtjen e atyre që njihen si prova materiale të cilat mund të jenë në cilësinë e sendeve, të lëvizshme ose jo, që sekuestrohen a konfiskohe
n gjatë ndalimit të subjektit të këtij ligji.
Konkretisht në nenin 189 të KPRP-së është bërë ky amendim:
Provat materiale, që për shkak të natyrës së tyre mund të ndryshojnë, në qoftë se nuk mund t’u kthehen personave që u përkasin, ruhen administrohen sipas legjislacionit të posaçëm nga organi administrues shtetëror, i cili detyrohet t’i kthejë të njëllojta ose të japë vlerën e tyre.”.
Gjithashtu në për këtë parashikim është përcaktuar edhe një klauzolë që i jep zgjidhje rasteve kur ruajtja e këtyre materialeve bëhët e pamundur.
Konkretisht:
“Kur ..

Loading...

Miratimi në Këshillin e Ministrave i projektaktit normativ që do të bëjë të mundur “jetësimin” e paketës ligjore anti-KÇK duket se ka sjellë ndryshime edhe në Ligjin Nr 7905 Datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”.

Ndryshime këto që lidhen kryesisht me përdorimin apo ruajtjen e atyre që njihen si prova materiale të cilat mund të jenë në cilësinë e sendeve, të lëvizshme ose jo, që sekuestrohen a konfiskohe

n gjatë ndalimit të subjektit të këtij ligji.

Konkretisht në nenin 189 të KPRP-së është bërë ky amendim:

Provat materiale, që për shkak të natyrës së tyre mund të ndryshojnë, në qoftë se nuk mund t’u kthehen personave që u përkasin, ruhen administrohen sipas legjislacionit të posaçëm nga organi administrues shtetëror, i cili detyrohet t’i kthejë të njëllojta ose të japë vlerën e tyre..

Gjithashtu në për këtë parashikim është përcaktuar edhe një klauzolë që i jep zgjidhje rasteve kur ruajtja e këtyre materialeve bëhët e pamundur.

Konkretisht:

“Kur kjo nuk është e mundur ose e përshtatshme, organi procedues urdhëron që ato të ruhen pranë organit administrues shtetëror.”.

Po ashtu është ndryshuar edhe neni 214 i cili ndër të tjera parashikon se:

Organi administrues shtetëror ka për detyrë ruajtjen dhe administrimin e sendeve të sekuestruara, sipas legjislacionit të posaçëm për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe provave materiale, si dhe të paraqesë sendet kur kërkohen nga organi procedues.”.

Gjithashtu siç ndodh zakonisht me ndryshime të tilla në akte ligjore të këktij lloji, janë parashikuar edhe dispozitat kalimtare sesi do të veprohet për ato materiale që janë marrë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.

Konkretisht pë këtë dispozitë është bërë ndryshimi i mëposhtëm:

Provat materiale, për të cilat vendimi përfundimtar i organit procedues nuk ka disponuar sipas pikës 1, të nenit 190, të Kodit të Procedurës Penale, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, kalojnë në favor të organit administrues shtetëror dhe administrohen sipas legjislacionit të posaçëm për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe provave materiale.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ekskluzive/ Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, si do të veprohet me provat materiale Ekskluzive/ Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, si do të veprohet me provat materialeRating: 5.0
To Top