LIFESTYLE

Ekspertët të cilët kanë punuar në këtë hulumtim, thonë se studimi ofron vërtetim shkencor

Loading...

Shkencëtarët japonez kanë vërtetuar se dhënia e komplimenteve aktivizon të njëjtën qendër në tru sikur t’i kishit dhuruar personit të caktuar një sasi të madhe parash.

Ekspertët të cilët kanë punuar në këtë hulumtim, thonë se studimi ofron vërtetim shkencor për faktin se njerëzit krijojnë shumë vetëbesim dhe fitojnë “krahë” kur kanë një reputacion të kënaqshëm, transmeton KosovaToday.

Hulumtuesit kanë zbuluar se këto forma të shpërblimit, fjalët e mira dhe paratë, kodohen nga struktura e njëjtë e neuronit.

Këto janë thjeshtë baza biologjike në jetën e përditshme në bazë të të cilave ndodhitë e mira i përjetojmë si shpërblim”, kanë shpjeguar shkencëtarët nga Okazaki i Japonisë.

Gjatë hulumtimit, studiuesit kanë analizuar trurin e 19 personave të shëndoshë me anë të Rezonancës Magnetike, dhe kanë parë se të dy aktivitetet, komplimentet dhe paratë, në tru aktivizojnë të njëjtin regjion.

Kjo vërteton piramidën e nevojave të psikologut të famshëm Abraham Maslow. Pra, vetëbesimi që bazohet në shpërblimet dhe avancimet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë njerëzit. Ai është faktori kyç në jetë, ndërsa arrihet përmes punës, hobit ose çfarëdolloj veprimi tjetër.

Punën tonë të mirë e njohim edhe vetë ne, por e njeh në radhë të parë mjedisi i cili me lëvdatat e veta ngrit vetëbesimin tonë.

Njerëzit të cilët nuk kanë vetëbesim ndihen më të paaftë dhe për këtë arsye nuk kanë as motiv për punë, ndërsa komplimentet janë ilaçi i duhur për vetëbesim të ulët, kanë shpjeguar shkencëtarët japonezë. /KosovaToday/

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

ADSTERA ADS

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Ekspertët të cilët kanë punuar në këtë hulumtim, thonë se studimi ofron vërtetim shkencor Ekspertët të cilët kanë punuar në këtë hulumtim, thonë se studimi ofron vërtetim shkencorRating: 5.0
To Top