SHOWBIZ

Eksploziv në derën e dyqanit të Noizy-t në Durrës

Kosova.Today ·

Një sasi e vogël e dyshuar si lëndë eksplozive, e cila nuk kishte shpërthyer, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy. Ngjarja është regjistruar...

Një sasi e vogël e dyshuar si lëndë eksplozive, e cila nuk kishte shpërthyer, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Pas konstatimit të lëndës së dyshuar eksplozive, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ariana Fejzullahu prezanton anëtar të ri të familjes në Instagram

20.11.2026

Vajzë apo djalë? Valire dhe Besi zbulojnë gjininë e foshnjës së tyre

21.11.2026

Anjeza reagon ndaj Fatlumit: "Të pëlqefsha kështu, nuk është fundi i botës

21.11.2026

Arlinda shprehet për moralin në lidhje me Vjollcën: "E pamoralshme për mua është me ia marrë burrin dikujt

18.11.2026