Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë. Sipas PK-së, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
ekstradohet-nga-zvicra-ne-kosove,-i-kerkuari-me-urdherarrest-nderkombetar

ekstradohet-nga-zvicra-ne-kosove,-i-kerkuari-me-urdherarrest-nderkombetar

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë.

Sipas PK-së, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre zvicerane, vijon njoftimi i policisë.

“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.